Kushtet e përdorimit
Versioni 1.0 · në fuqi nga 28.11.2026
1. Palët dhe shërbimi
Këto kushte rregullojnë përdorimin e PULSAR – aplikacionit të arkës fiskale (SEF) për Windows dhe Android, PULSAR Cloud dhe faqes pulsar-ks.com – të ofruara nga Lorik Morina B.I. (BLLEKHOLL), NUI 812451433 („ne”), për biznesin që e përdor („klienti”).
2. Licenca dhe abonimi
- PULSAR jepet me licencë vjetore për biznesin (NUI) dhe për numrin e arkave sipas planit të zgjedhur.
- Para skadimit shfaqet paralajmërim; pas skadimit dhe 14 ditëve shtesë bllokohen vetëm shitjet e reja. Dërgimi i kuponëve të ruajtur në ATK, kopjet, raportet dhe eksporti për ATK mbeten gjithmonë funksionalë.
- Nuk lejohet kopjimi, ndryshimi, zbërthimi i softuerit apo përdorimi i tij për biznese të tjera pa licencë.
3. Detyrimet e klientit
- Të japë të dhëna të sakta (biznesi, numri i fiskalizimit, artikujt, normat e TVSH-së, klientët).
- Të përmbushë detyrimet e veta fiskale dhe tatimore: lëshimin e kuponëve, faturave, deklarimet në ATK. PULSAR i lehtëson këto, por përgjegjësia ligjore mbetet e tatimpaguesit.
- Të ruajë PIN-et, fjalëkalimet dhe fjalëkalimin e kopjeve rezervë, dhe ta mbajë pajisjen e arkës në gjendje pune (data dhe ora e saktë, lidhje interneti).
- Në rast prishjeje të pajisjes të përdorë bllokun e veçantë të kuponëve fiskalë dhe të na njoftojë.
4. Detyrimet tona
- Të mirëmbajmë softuerin në përputhje me kërkesat e ATK-së dhe ta përditësojmë kur ndryshojnë specifikat.
- Mbështetje teknike në support@pulsar-ks.com dhe +383 49 346 316, me rregullim brenda 48 orëve në rast prishjeje.
- Të mbrojmë të dhënat sipas Politikës së privatësisë.
5. Disponueshmëria
Arka punon edhe pa internet dhe pa PULSAR Cloud; kuponat dërgohen në ATK sapo lidhja rikthehet. PULSAR Cloud dhe faqja ofrohen me përpjekjen maksimale për vazhdimësi, por mund të ketë ndërprerje për mirëmbajtje ose për shkaqe jashtë kontrollit tonë.
6. Të dhënat e klientit
Të dhënat që fut klienti (artikujt, stoku, faturat, klientët e tij) i përkasin klientit. Me kërkesë ose pas përfundimit të abonimit, klienti mund t'i eksportojë (CSV/PDF) dhe arka mund të hapë kopjet rezervë vetëm për lexim, në mënyrë që të dhënat të ruhen sa kërkon ligji.
7. Kufizimi i përgjegjësisë
Nuk mbajmë përgjegjësi për dëme të tërthorta, humbje fitimi ose gjoba që vijnë nga të dhëna të pasakta të futura nga klienti, nga mospërmbushja e detyrimeve fiskale nga klienti, nga pajisje apo lidhje interneti të klientit, ose nga ndërprerje të sistemeve të ATK-së. Përgjegjësia jonë totale kufizohet në shumën e paguar për abonimin në 12 muajt e fundit.
8. Ndërprerja
Klienti mund ta ndërpresë abonimin në çdo kohë. Ne mund ta ndërpresim qasjen në rast keqpërdorimi ose mospagese, pas njoftimit me shkrim. Detyrimet ligjore për ruajtjen e të dhënave fiskale vazhdojnë edhe pas ndërprerjes.
9. Ndryshimet dhe ligji
Kushtet mund të ndryshohen; ndryshimet publikohen këtu me datën e re. Zbatohet ligji i Republikës së Kosovës; mosmarrëveshjet zgjidhen së pari me marrëveshje, ndryshe nga gjykata kompetente në Kosovë.